Besnik Krasniqi ia mohon fitoren Dukagjinit

- Bota Sot

Besnik Krasniqi ia mohon fitoren Dukagjinit

Dukagjini i Klinës vazhdon pa humbje në katër javët e fundit në elitën e futbollit të Kosovës.

Dukagjini ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Dritën e Gjilanit.

Futbollisti Dienit Isufi ka shënuar gol me kokë në minutën e 53-të, 1:0 për Dukagjinin.

Në minutën e 90+4, Besnik Krasniqi ka barazuar rezultatin 1:1.

Ndue Përgjokaj është kryetrajner i ri i Dukagjinit, për të cilin është ndeshja e katërt që drejton këtë ekip.

Fakti më interesant është se ka 3 fitore e 1 barazim.

Fillimisht fitoi në Ferizaj me rezultat 1:0, pastaj 3:0 ndaj Drenicës, 1:0 në Podujevë në duel me Llapin dhe sot me 1:1 në përballje me Dritën.

Dukagjini zë vendin e dytë me 27 pikë e Drita të pestin me 24 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot