Ballkani i Therandës ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 6:1 ndaj Prishtinës së Re, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Theranda i jep leksion rivalit.
Karakteristikë është se javën që e lamë pas, Prishtina e Re e kishte mundur Prishtinën me rezultat 4:1, por sot nuk ishte skuadër, duke pësuar debakël.
Gola i realizuan për Ballkanin Almir Kryeziu (20’ e 53’), Walid Hamidi (30’ e 32’), Valentin Serebe (72’ e 81’) dhe për Prishtinën e Re Berisha (74’).
Ballkani kryeson me 29 pikë e Prishtina e Re renditet në fund me 14 sosh.