Kanë përfunduar 5 duelet e sotme të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Dytë.
Në fushë zbritën 8 ekipe të grupit A dhe 2 të tjera që militojnë në Grupin B.
Në grupin A, Sopoti nuk fali në shtëpi përballë Veleçikut, duke fituar me shifrat 3-0. Në krahun tjetër, Besëlidhja fitoi me goleadë me shifrat 10:0 përballë Adriatikut.
Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Erzeni fitoi 2-1 me Basanian, ndërsa Tërbuni barazoi 1-1 me Shirokën.
Ndërkohë që grupi B dhuroi 3 gola, Tomori fitoi 2-1 me Devollin.