Emiliano Buendia shokon Arsenalin, Aston Villa - 3 pikë larg kreut

- Bota Sot

Emiliano Buendia shokon Arsenalin, Aston Villa - 3 pikë larg kreut

Arsenali ka pësuar humbje në castet e fundit në terrenin e nxehtë në stadiumin “Villa Park” në Birmingham.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta mposhtet me rezultat 2:1 nga Aston Villa.

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit në kuadër të kryendeshjes së javës së 15-të në Premier League në futboll. 

Në minutën e 90+5 Emiliano Buendia shokon Arsenalin, duke shënuar për fitoren e vendasve. 

Në minutën e 36, Cash shënoi për Aston Villën dhe Trossard në atë të 52-tën për Arsenalin.

Në kohën shtesë Emiliano Buendia tronditi liderin e tabelës.

Arsenali kryeson me 33 pikë e Aston Villa është në pozitën e 2-të me 30 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot