Media sllovake i kujton selektorit, së pari Kosova

- Bota Sot

Media sllovake i kujton selektorit, së pari Kosova

Selektori i Sllovakisë, Francesco Calzona, e donte për kundërshtar Brazilin.

Media sllovake ia bën me dije selektorit, se e ke para Kosovën!

“Së pari, megjithatë, Sllovakia duhet të kualifikohet për Kampionatin Botëror 2026 në futboll, dhe për të arritur këtë, ekipit kombëtar i duhen edhe dy ndeshjet e fundit të play-off-it.

Së pari, të mposhtë Kosovën në play-off-in e marsit dhe pastaj fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani”, ia kujton selektorit media sllovake “sportnet.sme”.

"Nëse arrijmë në turne, të luash kundër ekipit vendas është në një farë mënyre një shpërblim.

Nëse do të mund të zgjidhja një kundërshtar, do të ishte Brazili. E kam admiruar futbollin e tyre që kur isha fëmijë, do të ishte shumë mirë të luaja kundër tyre.

Shorti përcaktoi grupe më të pranueshme dhe më të vështira, e përsëris, tani do të përqendrohemi në play-off", tha Calzona në faqen Federatës Sllovake të Futbollit.

Në Grupin D janë SHBA, Australia Paraguai dhe priten t’i bashkohen Kosova/Sllovakia/Turqia apo Rumania.

"Vetëm të qenit personalisht në shortin e Kupës së Botës në Uashington është një kënaqësi për Sllovakinë dhe për mua. Para së gjithash, megjithatë, duhet të menaxhojmë play-off-in e marsit", shtoi Calzona.



Lexoni të gjitha në Bota Sot