Jeton Beqiri::Shkëndija duhet të jetë ende më lartë

- Bota Sot

Jeton Beqiri::Shkëndija duhet të jetë ende më lartë

Shkëndija e mbyll gjysmësezonin vjeshtor në LPFMV me fitore 3:1 ndaj Bashkimit në Kumanovë.

Autogoli i Alimit dhe realizimet e Tambës e Ademit bënë të pavlefshëm golin e Aleksovskit, duke na dhënë fitoren numër 11 në 16 xhiro të këtoj kampionati. 

…triumfi…

Jeton Beqiri: “I kënaqur me epilogun edhe me rezultatin dhe lojën. Përveç 10 minutave të para me disa probleme në mbrojtje, por pastaj morëm masat dhe dominuam gjatë gjithë takimit.”

…loja…

Jeton Beqiri: Patjetër, më pëlqeu skuadra se si përceptoj lojën, krijuam shumë raste.

Gjithmonë është kënaqësi për të luajtur në këtë stadium, tradicionalisht duket mirë Shkëndija në këtë fushë.

Edhe loja e Bashkimit është e hapur, për gol më shumë, mundësojnë hapësira më shumë dhe i përgëzoj për kampionatin.

Ndërsa ne, me tre pikë e mbyllim gjysmëstinorin në kampionat dhe kjo është më e rëndësishmja.”

…tifozeritë…

Jeton Beqiri: “Janë dy tifozeri shumë të mira dhe bëjnë atmosferë të bukur.

Tifozët tanë ‘Ballistët’ ku do që shkojnë bëjnë atmosferë fantastike edhe këtë vit na kanë përkrahur shumë edhe pse në momente të veçanta ne i kemi zhgënjyer tifozët. Por duhet të mundohemi t’i harrojmë momentet e këqija dhe përmes analizave t’i përmirësojmë ato.

Gjithashtu edhe gjatë këtij viti kemi pasur shumë momente të mira, unë personalisht dua t’i falënderoj të gjjithë tifozët për përkrahjen, pavarësisht qe kemi pasur disa momente që ato me të drejtë kanë kritikuar dhe kjo është normale në futboll. Besoj që sa i përket kampionatit, në pranverë do të kemi një Shkëndijë shumë serioze dhe shumë më të fuqishme se Shkëndija që ishte.”

…e mbyllim vitin në vend të tretë…

Jeton Beqiri: Normalisht se nuk jam i kënaqur, normalisht se Shkëndija duhet të jetë ende më lartë.

Kemi bërë tre gabime që nuk na falen dhe që na kushtojnë tani.

Edhe përqendrimi në momente të veçanta ka qenë i dobët për shkak të ndeshjeve të Europës. Besoj se në pranverë gjithçka do të jetë ndryshe dhe me besim të plotë Shkëndjja do ta rihapë kampionatin dhe do të luftojë për titullin”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot