Thuni synon portierin e Kosovës

- Bota Sot

Thuni synon portierin e Kosovës

Lideri aktual i Superligës së Zvicrës, Thuni, po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit të Kosovës, Amir Shaipi.

Sipas mediumit zviceran “4-4-2”, klubi ka nisur kërkimin për një portier pas lëndimit të gardianit të dytë, Nino Ziswiler.

Sipas informacionit të 4-4-2, drejtori sportiv i Thun, Albrecht Dominik, është interesuar për situatën e Amir Shaipit.

Shaipi, i cili mbron portën e Luganos, këtë sezon ka spikatur me paraqitje të sigurta dhe pritje vendimtare, duke rritur interesimin nga klubet elitare të Zvicrës.

25-vjeçari prej kohësh cilësohet si një prej portierëve më premtues të kombëtares së Kosovës, ndërsa forma e tij e fundit vetëm sa e ka fuqizuar këtë reputacion.

Thuni pritet të vendosë së shpejti nëse do të bëjë një hap konkret drejt transferimit të tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot