Arijanet Muriç feston ndaj Fiorentinës

- Bota Sot

Arijanet Muriç feston ndaj Fiorentinës

Sassuolo ka shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e javës së 14-të të Serie A në futboll.

Fiorentina është zhytur thellë në krizë, ende nuk ka shijuar fitore, ka 6 barazime e 8 humbje.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, ka festuar fitoren ndaj rivalit.

Arijanet Muriç u ndëshkua me karton të verdhë në fillim të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 7-të.

Për Sassuolon shënuan Volpato (14), Muharremoviq (45+1), Kone (65) dhe për skuadrën nga Firenca realizoi Mandragora (9 - nga penalltia).

Sassuolo është në vend të tetë me 20 pikë e  Fiorentina në fund (e 20-ta) me 6 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot