Mungesa e minutazhit

- Bota Sot

Mungesa e minutazhit

Mesfushori i Dinamos Eridon Qardaku tregoi në derbi ndaj Tiranës nivel të jashtëzakonshëm me fanelën e Dinamos, autor i dy golave dhe imponues në lojë.

Kjo paraqitje mbreslënëse e 25-vjeçarit jep shpresë për vazhdimësinë, duke marrë trajtën e “kërcënimit” për rivalët. Interesante është se Qardaku ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa ekipi shkodranë e “dhuroi” pa asnjë kacidhe te Bylis në 2019.

Mungesa e minutazhit bëri që lojtari në fjalë të “braktis” ekipin e vendlindjes.

Pas aventurës te ballshiotët, Qardaku vazhdoi te Vora, kurse në janarin e 2024 iu bashkua Dinamos.

Një humbje e madhe për Vllazninë, e cila nuk i dha mundësin mesfushorit shkodranë të demostronte vlerat, ndërsa tani vështrohet si “rrezik”, pasi i përket rivalit në garën për titull, Dinamos së Ilir Dajës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot