Qazim Laçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po fiton në transfertë përballë Konyaspor.
Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superligës turke, është momentalisht 0-1.
Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që asistoi në këtë gol.
Në minutën e 45-të të pjesës së parë, dibrani lëshoi një harkim perfekt në zonë, me Akaydin që çoi topin në rrjetë.
Ky asist perfekt i shqiptarit “çoi peshë” stadiumin, të cilët mbyllën në fitore pjesën e parë.