Ish futbollisti dhe trajneri i mirënjohur në Kosovës, ismet Munishi, është i fascinuar me paraqitjen e Arbër Hoxhës në derbin më të madh jo vetëm në Kroaci, mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.
Dinamo barazoi 1:1 në minutën e 90+12 falë golit të trimit të ndeshjes, Arbër Hoxhës, në takimin e javës së 16-të.
Dinamo kryeson me 32 pikë, ka një më shumë se Hajduku në pozitën e dytë.
“Tri herë me radhë lojtari muajit, thyen rekordin në Kroaci.
Sot shënon në derbi me Hajdukun.
Zonja dhe zotërinj, Arbër Hoxha është ky”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.