Dramë në Leeds, gjashtë gola dhe Liverpool zhgënjen

- Bota Sot

Dramë në Leeds, gjashtë gola dhe Liverpool zhgënjen

Skuadra e Liverpoolit zhgënjeu në stadiumin ”Elland Road” në Leeds.

“Redsat” barazuan me rezultat 3:3 me Leerds Utd.

Futbollist Ekitike ishte fjala kryesore e skuadrës së Liverpoolit. 

Dy golat e shpejtë në fillim të pjesës së dytë, ishin fatale për vendasit.

Ekitike shënoi në minutën e 48-të dhe të 50-tën, 0:2.

Në minutën e 73-të Calvert-Leëin shënoi nga penalltia për 1:2.

Stach në minutën ne 75-të ka barazuar rezultatin (2:2), duke sjellë gëzim të madh tek tifozët vendas.

Nuk zgjati shumë ky gëzim, në minutën e 80-të hungarezi Szoboszlai realizoi për 2:3.

Në minutën e 90-të Tanaka shënoi për 3:3 duke ia mohuar fitoren Liverpoolin.

Skuadra e Liverpoolit lëshoi fitoren të cilën e kishte në duart e veta.

Pas javës së 15-të në Premier League, Liverpooli është në vend të 8-të me 23 pikë e Leeds në të 16-tin me 15 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot