Babai i Yamalit përplaset me tifozët e Betis-it

- Bota Sot

Babai i Yamalit përplaset me tifozët e Betis-it

Ndeshja mes Betisit dhe Barcelonës në “La Cartuja” u shoqërua me një incident në tribunë, ku sipas Cadena SER, forcat e sigurisë së stadiumit u detyrun të ndërhynin për të qetësuar situatën mes babait të Lamine Yamal-it dhe tifozëve vendas.

Mësohet se babai i talentit të Barcelonës, Mounir Nasraoui, i cili kishte udhëtuar drejt Seviljes për të parë ndeshjen e të birit, ishte ulur në një zonë të rrethuar nga tifozë të Betisit.

Gjatë pjesës së parë, ai ka bërë disa gjeste që nuk janë pritur mirë nga tifozët vendës, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në tribunë.

Tensioni filloi të rritej me kalimin e minutave, ndërsa tifozët e Betisit e qortuan për sjelljen e tij, teksa situata rrezikonte të dilte jashtë kontrollit.

Në atë moment, forcat e sigurisë së stadiumit u afruan për të qetësuar gjakrat dhe për t’i kërkuar babait të Lamine Yamal-it të mos e përshkallëzonte situatën.

Fatmirësisht, ndërhyrja e sigurisë bëri që incidenti të mos merrte përmasa më të mëdha.

Pas disa minutash tension, gjithçka u kthye në normalitet dhe u konsiderua si një episod i izoluar, pa pasoja të mëtejshme.

Pavarësisht situatës në tribunë, babai i Lamine Yamal qëndroi në vendin e tij dhe ndoqi deri në fund ndeshjen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot