Një flamur serb në tribuna, shqiptari i Kosovës ia kthen me shqiponjë

- Bota Sot

Një flamur serb në tribuna, shqiptari i Kosovës ia kthen me shqiponjë

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja, ka gjetur sërish rrjetën në Belgjikë, këtë herë ndaj Club Brugge.

Anësori shënoi pas një aksioni të bukur të vendasve për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Por, më e bukura ishte festa.

Menjëherë pas golit, Muja iu drejtoi shqiponjën tifozëve në tribuna, ku ishte i shpalosur një flamur i madh serb.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot