Atalanta e Berat Gjimshitit, regjistroi humbjen e katërt në 14 javë të Serisë A, teksa u mposht mbrëmjen e sotme nga Verona me rezultatin 3:1, në duelin që u pushtua nga mjegulla.
Një disfatë kjo që e komplikon ndjeshëm pozitën e bergamaskëve, që tashmë janë vetëm 6 pikë larg Pizës së vendit të 18-të, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak.
Vendasit shënuan 3 herë me Belghalin, Xhovanin dhe Bernede, në minutat 28, 36 dhe 71-të, ndërkohë që golin e vetëm për Atalantën e shënoi Skamaka në minutën e 81-të me penallti.
Për Veronën kjo ishte fitorja e parë në këtë kampionat.
Për sa i përket Gjimshitit, ai u aktivizua titullar, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë duelit.
Ad
An engineer reveals: 1 simple trick to get all TV channelsTechno Mag
Access Global Index Opportunities in One PlatformIC Markets
Në duelin e radhës Atalanta do të presë Kaljarin, ndërsa Verona e vendit të parafundit luan ndaj Fiorentinës, në një “finale” mbijetese.