Partizani i “pafat”

- Bota Sot

Partizani i “pafat”

Tirana – Partizani do të duelojnë mes tyre në “Air Albania” në orën 18:00. Një takim shumë i rëndësishëm për oibjektivat e skuadrave, ku do të luftojnë “dhëmbë për dhëmbë” për fitoren.

Pritet të prodhojë shumë emocione dhe spektakël një përballje e till, e cila vë përballë 2 rivalët më të përbetuar të kryeqytetit, ku do të synojnë fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj.

E kur duhen edhe disa orë nga starti i këtij takimi, FSHF-ja ka vendosur për arbitrin e sfidës. Kështu kryesorë do të jetë Juxhin Xhaja.

Ky i fundit nuk është aspak “fatsjellës” për “Demat”, të cilët në 10 derbit e gjykuar nga Xhaja kanë mundur të fitojë vetëm 2.

Ndërkohë 4 herë kanë fituar bardheblutë dhe 4 herë të tjera gjithçka është mbyllur në barazim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot