Isa Elmazi shpallet fitues në Ligën Botërore

- Bota Sot

Isa Elmazi shpallet fitues në Ligën Botërore

Garuesi i Klubit të Karatesë Fati, Isa Elmazi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në Ligën Botërore për të Rinj që po zhvillohet në Venecia të Italisë, duke siguruar vendin e parë pas gjashtë fitoreve radhazi.

Me paraqitje të sigurt dhe të qëndrueshme në çdo duel, Isa konfirmoi formën e tij të lartë dhe punën që po bën prej kohësh nën drejtimin e trajnerëve të klubit.

“Urime Isës dhe anëtarëve te Klubit të Karatesë Fati qe punuan shume per kete sukses te madh qe na beni krenar sot Isa. Jam jashtëzakonisht krenar për punën, disiplinën dhe suksesin që Isa ka arritur në këtë garë”, thotë trajneri i KK Fati, Arlind Huseini.

Ai këtë arritje të garuesit të tij e ndoqi nga larg, pasi vendosi mos të udhëtonte drejt Italisë për të qenë i pranishëm në eventin e mbylljes së karrierës aktive të legjendës së karatesë, Berat Jakupit.

Rezultat i madh për KK Fati që po bën punë të shkëlqyeshme në kontinuitet në zhvillimin e talentëve të rinj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot