Milani duhet të përforcohet në sulm.
Te kuqezinjtë nuk kanë aspak dyshim për këtë, ndërsa detyra kryesore i mbetet Igli Tares si drejtor sportiv.
Vetë trajneri Allegri u pyet sot para ndeshjes me Torinon.
Ky takim është programuar për nesër në orën 20:45.
Keni kërkuar një sulmues?
“Sa i përket merkatos, nuk kam nevojë të flas për të.
Duhet ende edhe një muaj”, u shpreh Alegri para gazetarëve.
Milani po kalon një edicion të mirë në Seria A. Nesër mund të fitojë sërish kreun e renditjes, ndërsa aktualisht kryeson Interi me 2 pikë më tepër.