Kundërshtimi i Granit Xhakës pas sfidës me Kosovën! Selektori i Zvicrës përmend orën 4 të mëngjesit

- Bota Sot

Kundërshtimi i Granit Xhakës pas sfidës me Kosovën! Selektori i Zvicrës përmend orën 4 të mëngjesit

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një deklaratë të fuqishme për mediumin zviceran “Blick”.

Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror në futboll.

Murat Yakin ka folur për kundërshtimin e kapitenit Granit Xhaka pas ndeshjes me Kosovën në vitin 2023.

“Kundërshtimi i Granitit pas ndeshjes me Kosovën në shtator të vitit 2023 luajti rol në këtë.

Në atë kohë, ai me të drejtë u ankua për fushat e dobëta të stërvitjes gjatë përgatitjeve për ndeshje.

Dhe e dija që duhet ta merrja përsipër këtë çështje deri në detajet e fundit.

Lojtarët tanë janë mësuar me kushtet më të mira të mundshme dhe duhet t’i kenë ato edhe me ekipin kombëtar”, ka thënë Murat Yakin.

Zvicra e siguroi kualifikimin në Botëror pikërisht në ndeshjen me Kosovën në Prishtinë. Pas ndeshjes lojtarët e Zvicrës kanë festuar gjatë në hotel. Yakini është pyetur edhe për këtë.

“Shumica shkuan në shtrat menjëherë pas orës 4 në mëngjes.

Por unë kam dashur ta përfundojë cigaren time. Është shumë e mundshme që unë ndoshta u largova i fundit”, ka thënë Yakin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot