Milani përgatitet për një ndeshje të rëndësishme kundër Torinos të hënën mbrëma, ku me një fitore mund të rikthehet në krye të Serie A.
Para sfidës, trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar më shumë efikasitet ofensiv nga skuadra, duke theksuar se goli nuk mund të mbetet vetëm përgjegjësi e Christian Pulisic dhe Rafael Leaos.
Allegri pranoi se historikisht ndeshjet në fushën e Torinos kanë qenë të vështira për Milanin, duke kujtuar se në 12 vitet e fundit kuqezinjtë kanë barazuar 6 herë dhe humbur të gjitha ndeshjet e tjera në transfertë.
Trajneri paralajmëroi një duel fizik dhe theksoi se skuadra duhet të bëjë një paraqitje solide.
Pulisic mbetet në dyshim, pasi ka pasur temperaturë, ndërsa Athekame dhe Fofana janë në proces rikuperimi. Santiago Gimenez pritet të kthehet gjatë javës.
Ndërkohë, Allegri konfirmoi se Ardon Jashari ose Samuele Ricci mund të startojnë në mesfushë në mungesë të Fofanas.
Në lidhje me garën për titull, Allegri u shpreh se sipas tij Interi dhe Napoli janë më të favorizuar, megjithëse diferencat e vogla në tabelë e bëjnë kampionatin shumë të hapur.
Trajneri kërkoi më shumë gola nga mesfusha dhe sulmuesit e tjerë, përfshirë Nkunku dhe Gimenez, duke theksuar se për të fituar titullin Milani duhet të rrisë numrin e golave dhe të mbajë ekuilibër mbrojtës.
Allegri përfundoi se skuadra duhet të vijojë të punojë, të rritet dhe të besojë se objektivat janë të arritshëm.