Padyshim që kryesfida e javës së 15-të në Abissnet Superiore është derbi i madh i kryeqytetit, Tirana-Partizani.
Pavarësisht se të dy ekipet nuk janë në një moment të mirë, sidomos bardheblutë të cilët renditen në fund të tabelës, kur vjen puna te derbi, nuk ka nevojë për motim, luhet vetëm për fitore.
Tirana ka vetëm një fitore këtë sezon dhe e ka pikërisht në derbin e parë ndaj Partizanit, ku fitoi 0-3. Ndërkohë, Partizani kërkont ë fitojë derbin e parë për këtë sezon dhe synimi kryesor është të afrohet dhe të kapë “Final Four”.
Ardian Nuhiu dhe Oltion Kërnaja kanë zgjedhur të hedhin në fushë këto formacione:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia