Çuditë e derbit Tirana - Partizani

- Bota Sot

Çuditë e derbit Tirana - Partizani

Minuta e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania” kanë dhuruar një episod mjaft të veçantë, pasi gjyqtari Juxhin Xhaja ka ndaluar sfidën.

Kryesori i takimit kishte paralajmëruar më parë një nga djemtë e caktuar të mblidhnin topat pas portës ku mbronte Partizani, që të bënte kthimin në lojë në mënyrën e duhur.

Duke parë që djaloshi në fjalë nuk ndryshoi qëndrim, atëherë ai vendosi të ndalonte ndeshjen.

Këtë gjë ia komunikoi edhe kapitenit Rimal Haxhiu dhe sfida rifilloi vetëm pasi djali në fjalë u largua nga pozicioni ku e kishin caktuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot