Dortmundi para shikuesve të vet ishte kockë e fortë për Hoffenheimin, duke triumfuar me rezultat 2:0.
Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën si zakonisht standardë për Hoffenheimin.
Sulmuesi Asllani u zëvendësua në minutën e 62-të.
Futbollistët Brandt (43) e Schlotterbeck (60) shënuan për fitoren e verdhezinjve.
Albian Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 68-të.
Pas javës së 14-të në Bundesliga I, Dortmundi është në vend të tretë me 28 pikë e ka 5 më shumë se Hoffenheimi në të pestin.