Kosova Dusseldorf fiton derbin në Landesliga

- Bota Sot

Kosova Dusseldorf fiton derbin në Landesliga

Skuadra e Kosovës së Dusseldorf-it ka treguar lojë më të mirë, duke e mposhtur SC Kapellen-Erft me rezultat 3:1. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 16-të dhe u cilësua si derbi i javës në Landesliga.

Tre pikë të rëndësishme për skuadrën kuqezi, e cila synon të ngjitet sa më lart në klasifikim. 

Aktualisht, SC Kapellen-Erft është në vend të katërt me 26 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e 6-të me 24 pikë.

Golashënues për Kosovën ishin: Zendeli (29’ – penallti), Kashtanjeva (66’) e Ahmeti (70’).

Për mysafirët, golin e vetëm e shënoi Fuchs në minutën e 19-të.

Në javën e radhës, Kosovën e pret një sfidë e vështirë në udhëtim ndaj DV Solingen, e cila skuadër renditet në vend të dytë me 27 pikë të mbledhura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot