‘Ngrihen’ bisedimet Milan – Maignan shkaku i pagës

- Bota Sot

‘Ngrihen’ bisedimet Milan – Maignan shkaku i pagës

Raportimet në Itali thonë se Milani dhe portieri Mike Maignan kanë ngecur në kërkesat për pagë gjatë bisedimeve për rinovimin e kontratës së francezit, e cila skadon në fund të sezonit 2025-26.

Milani ka qenë në bisedime për një rinovim të mundshëm për Maignan prej disa muajsh, por deri tani nuk ka arritur ndonjë hap të rëndësishëm drejt zgjatjes së kontratës.

Pa një rinovim, 30-vjeçari rrezikon të largohet me parametër zero në përfundim të sezonit.

Sipas përditësimeve nga Cladio Raimondi në “SportMediaset XXL”, aktualisht ekziston një diferencë prej rreth 3 milionë euro në sezon midis kërkesave të Maignan dhe ofertës aktuale të Milanit.

Maignan kërkon një pagë rreth 8 milionë euro në sezon, që do ta bëjë atë portierin më të paguar në Serie A me diferencë dhe njëkohësisht ndër më të paguarit në total të kampionatit.

Ndërkohë, Milani aktualisht është “ngrirë” te një ofertë prej 5 milionë euro në sezon dhe, sipas “Milannews.it”, nuk pritet të rrisë shumë më tej ofertën.

Gjithashtu, ka pasur raportime për interesim ndaj Maignan nga disa klube në Europë, përfshirë Chelsea, Juventus, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.



Lexoni të gjitha në Bota Sot