Scheib e para, skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 15-të

- Bota Sot

Scheib e para, skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 15-të

Skiatorja e Austrisë Julia Scheib ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës e cila u mbajt në Tremblant të Kanadasë. 

Ajo doli e para me kohë të kaluar për 2:13,00 minuta, me kohën më të mirë për 57 qindtat se Sara Hector e Suedisë.

Alice Robinson nga Zelanda e Re përfundoi në vend të tretë me 78 qindtat e kohës më të dobët se Scheib.

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka përfunduar në vend të 15-të me kohë më të dobët për 2 sekonda e 45 qindtat se fituesja e garës.

Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme me 458 pikë, e ndjekur nga Colturi me 302 e Robinson 292.

Në sllallomin e madh, Robinson prin me 292 pikë, pasojnë Scheib me 280 e Ljutiq 178 pikë.

 Renditja

1. Julia Scheib (Austria) 2:13,00
2. Sara Hector (Suedia) +0,57
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,78
4. Camille Rast (Austria) +1,17
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.17
6. Paula Moltzan (SHBA) +1.47
7. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.81
7. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +1.81
9. Lara Della Mea (Italia) +2.09
10. Lena Dürr (Gjermania) +2.10
15. Lara Colturi (Shqipëria) +2.45



Lexoni të gjitha në Bota Sot