Ismaili: Ua kishim borxh tifozëve

- Bota Sot

Ismaili: Ua kishim borxh tifozëve

Redon Ismaili ishte një nga protagonistët kryesorë të Partizanit në derbin ndaj Tiranës, duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Mesfushori dha një paraqitje të shkëlqyer, duke dhënë ritëm dhe siguri në mesfushë dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në fitoren 2-0.

Ismaili theksoi rëndësinë e triumfit për tifozët dhe skuadrën: “Jam shumë i lumtur për 3 pikët, për vazhdimësinë tonë. Kishim dy humbje radhazi, ua kishim borxh tifozëve këtë sukses në derbi.

Kjo fitore shkon për presidentin, stafin dhe për ultras Guerrils, që na kanë mbështetur edhe kur ishim dobët.

Shpresoj të na mbështesin gjithmonë.”

 

Mesfushori foli edhe për rikuperimin pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushës për dy muaj: “Duke marrë parasysh që isha i lënduar, pa fazë është e vështirë. Me besimin e stafit dhe minutat që po marr, shumë shpejt do të vij në formën time, që akoma nuk e kam treguar. Shpresoj të shënoj në derbin tjetër dhe të kthehem në idhullin e tifozëve.”

Ai shtoi se fitorja ndaj Bylisit dhe kjo e fundit në derbi i kanë dhënë besim ekipit: “E kishim detyrim ta fitonim këtë derbi, nuk kishim rrugëzgjidhje tjetër. Me ardhjen e trajnerit të ri kemi vetëm një humbje dhe duam të vazhdojmë në këtë rrugë, të shkojmë aty ku e kemi vendin.”

Ismaili tregoi qartë se motivimi dhe përkushtimi janë çelësi për Partizanin në garën për titull dhe se ai personalisht do të japë maksimumin në ndeshjet e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot