Investimi i Napolit në Hojlundin, po i jep frytet e tij

- Bota Sot

Investimi i Napolit në Hojlundin, po i jep frytet e tij

Rasmus Hojlund është në faqet kryesore të gazetave italiane pas performancës së tij të fundit, duke shpërblyer Napolin për “timingun” e saktë të strategjisë së tyre të transferimeve, e cila kishte qenë e bujshme edhe para se të lindte nevoja për të zëvendësuar Romelu Lukakun.

Belgu ishte jashtë fushave për disa muaj gjatë para-sezonit, dhe pas shpenzimit mbi 30 milionë euro për të siguruar Lorenzo Lucca nga Udinese, klubi u gjend papritmas në nevojë për një investim të madh sërish për një sulmues.

Napoli nuk ngurroi dhe veproi menjëherë, duke ditur mirë se AC Milan tashmë kishte kontaktuar Manchester United për danezin.

Kur Hojlund mësoi për interesimin e Napolit, ai nuk hezitoi dhe vendosi t’i vendoste ata në krye të listës, madje duke kërkuar që transferimi të ishte i detyrueshëm dhe jo opsional, për të siguruar që nuk do të kthehej në “Old Trafford” në fund të sezonit.

Napoli po korr frytet e këtij investimi prej 50 milionë eurosh, jo vetëm për dy golat e shënuar ndaj Juventusit mbrëmë, por mbi të gjitha për përpjekjen e madhe dhe punën e palodhur të Hojlund në shërbim të ekipit.

Hojlund deri më tani ka shënuar gjashtë gola me Napolin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot