Dinamo është rikthyer fuqishëm te fitoret. Pas asaj kundër Tiranës në derbi, sot mposhti edhe Flamurtarin.
Pas përfundimit të sfidës, foli trajneri i bluve, Ilir Daja.
“Unë do të thoja që ishte një ndeshje e vështirë, se Flamurtari vinte nga një fitore që vinte me Egnatian, ka publik që mbështet e dinim që do të ishte e vështirë.
Edhe terreni e bëri të vështirë, do sakrificë edhe më të madhe që e e bënë dhe lojtarët tanë.
Në rastet e golave tanë të dytë dhe tretë, ata u hodhën me forca përpara, por lanë hapësira dhe ne shfrytëzuam me kundërsulm.
Terreni nuk ishte i favorshëm për asnjërin dhe kushtet e tjera ishin të jashtëzakonshme në stadim.
Duhet të rrisnim gjerësinë e ekipit, Neziri punoi jashtë mase mirë, mund të mblidheshim më shpejt me topat e dytë, nuk mund ta bësh dot brenda 3 ditësh apo 2 ose 3 javësh.
Do përshtatesh me terrenet që janë në perouidhën e dimrit, kur fushat rëndohen pak. Mund të flasim për kombinacion, duhet të kishim marrë topat e dytë me mbështetjen e Vilës, Qardakut, Bregut dhe Nanit. Kërkuam që të ishim agresivë dhe me pjesën tjetër të zbrisnim me bllok të mesëm se Flamurtari po ndërtonte shumë me topa të gjatë, 7 lojtarët i patëm për të rikuperuar topat, kjo ishte përgjigja.
Ngjitet njëri nga 8-shet, Bregu ka bagazh të mirë teknik ashtu si Qefalija, Qardaku dhe Nani, Bregu përveç se ka një veprim të mirë teknik, ka edhe personalitet pavarësisht se zbret në zonë të rrezikshme radhë humbet top dhe bie në presion.
Fitoret i meritojnë çunat, ia dedikojmë Aliut që e ka kryer operacion me sukses, është pjesë e rëndësishme e jona e Dinamos por edhe Kombëtares, është një forcë e shtuar dhe shpresojmë të rikthehet sa më shpejt me ne.
Kontigjenti i plotë do të rrisë rivalitetin dhe gjërat mund të shtyhen më parë, shpresojmë të kemi sa më pak dëmtime dhe ta shohim ekipin të gjithë bashkë, dua që edhe ndërrimet ti bëjmë sa më shpejt sidomos tani në dimër”, tha ai