Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 15-të në kampionatin turk.
Faqja e specializuar e statistikave “Sofascore” e ka vlerësuar 24-vjeçarin shqiptar me notën 8.7 një nga më të lartat e javës.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti i fitores së Trabzonsporit në fundjavë, pasi shënoi 2 gola në suksesin 2-1 në transfertë përballë Goztepes.
Muçi po kalon një moment shumë të mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit në kampionatin turk ka shënuar 5 gola me fanellën e Trabzonsporit.