Spikasin duelet Inter – Liverpool dhe Atalanta – Chelsea

- Bota Sot

Spikasin duelet Inter – Liverpool dhe Atalanta – Chelsea

Dita e sotme do të jetë spektakël i garantuar në Champions League, ku emocionet sa vijnë e shtohen te tifozët. 9 duele mjaft të luftuara dhe shumë të rëndësishme do të zhvillohen në 3 orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngre siparin me sfidën mes Kairat Almaty – Olympiacos Piraeus në orën 16:30 për të vazhduar më pas me përballjen mes Bayern Munich – Sportin në orën 18:45.

Ndërkohë në orën 21:00 do të zhvillohen 7 takimet e tjera.

Në këtë orë spikasin duelet Atalanta – Chelsea dhe Inter – Liverpool.

Teksa paralelisht do të luhen edhe përballjet e tjera Barcelona – Eintracht Frankfurt, Monaco – Galatasaray, PSV – Atletico Madrid, Royale Union – Marseille dhe Tottenham – Slavia Prague.



Lexoni të gjitha në Bota Sot