Dy skuadra arbitrash shqiptarë vendosin drejtësi në Europa dhe Conference League

- Bota Sot

Dy skuadra arbitrash shqiptarë vendosin drejtësi në Europa dhe Conference League

Dy skuadra arbitrash shqiptarë do të vendosin drejtësi këtë të enjte në Europa dhe Conference League.

Juxhin Xhaja do të jetë arbitër kryesor i ndeshjes Lyon-Go Ahead Eagles në Europa League, takim që do të luhet të enjten në orën 21:00. Arber Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij, ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë gjyqtar i katërt.

Ndërsa Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në sfidën e Conference League, Breidablik-Shamrock Rovers, sfidë që do të luhet të enjten në orën 18:45.

Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e Jorgjit në këtë takim, ndërsa Kreshnik Cjapi do të jetë gjyqtar i katërt. Kreshnik Bajramaj do të jetë asistent në VAR.

Një tjetër vlerësim nga UEFA për gjyqtarët shqiptarë që këtë sezon kanë arbitruar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot