Shumë pak ndryshime priten në skuadrën e Barcelonës në ndeshjen e së martës kundër Frankfurt për Ligën e Kampioneve.Hansi Flick nuk e fshehu të hënën se Ter Stegen mund të marrë lejen mjekësore para ndeshjes dhe të hyjë në listën e skuadrës.
Ai do të ishte risia kryesore e ekipit të Barçës.
Portieri ka më shumë se katër muaj që është larg fushës.
Sigurisht, rikthimi i gjermanit nuk do të ndikojë në pozicionin fillestar të Joan Garsias. Barcelona vazhdon të ketë mungesën e Olmos dhe Gavi, si dhe Araujo.
Në rastin e Eintraht Frankfurtit, ata mbërrijnë me mungesa të rëndësishme në zonën sulmuese.
Burkardt dhe Batshuaji nuk do të jenë atje. As Jesik Ngankam i cili, megjithëse kohët e fundit është rikuperuar nga një këmbë e thyer, nuk është i autorizuar të luajë në Ligën e Kampionëve.
Knauf ishte në gjendje të udhëtonte me ekipin, por ai ka vuajtur nga një ftohje në orët e fundit.
Në çdo rast, pritet që sonte të fillojë ndeshen nga minuta e parë. Formacionet e mundshme për Barcelona-Eintracht për ndeshjen e 6-të të grupit të Ligës së Kampionëve.
Barcelona mund të luajë me Joan Garsian në portë, me pas, Kunde, Kubarsí, Erik Garsia dhe Balde në mrojtje. Mesi I fushës më shumë mundësi do ketë në përbarje Pedrin, De Jongun që rikthehet dhe mendohet se Flik sërish do mendoje të vendosë në pozicionin e numrit 10 Lamine Yamal.
Në sulm pritet që Rafinja ta nisë ndeshjen nga minuta e parë dhe në ndihmë te vijës së parë të jenë edhe Rashford dhe Levandovski.
Një ndeshje, e cila për blaugranat në letër duket e lehtë, por trajneri jo një herë ka paralajmëruar se Champions është tjetër muzikë në krahasim me LaLigën.