Gaye për Shkëndijën: Titulli kampion dhe hyrja në Conference League janë arritje e madhe

- Bota Sot

Gaye për Shkëndijën: Titulli kampion dhe hyrja në Conference League janë arritje e madhe

“Titulli kampion dhe hyrja në Conference League janë arritje e madhe. Në pranverë besoj do të jemi edhe më të fortë, por tani gjithë fokusi është te dy ndeshjet e fundit.

Ftoj publikun të na mbështes të enjten në Shkup ndaj Slovan Bratislavës për të provuar më të mirën, pastaj do të tentojmë më të mirën edhe ndaj AEK Larnaka-s”, tha Baboucarr Gaye.

Gjysmësezoni vjeshtor në elitën e futbollit maqedonas ka përfunduar, ndërsa për herë të parë në histori ndodh që pas mbylljes së detyrimeve në kampiona, Shkëndija të vazhdojë punën intensive pasi ka edhe dy ndeshje zyrtare për të luajtur. Kuqezinjtë të enjten në Shkup (18:45) presin Slovan Bratislavën, derisa një javë më vonë (18 dhjetor) në Qipro luajmë me AEK Larnaka-n në dy ndeshjet e fundit të fazës së Ligë së UEFA Conference League. 

“Jemi të fokusuar maksimalisht në punën tonë, për të qenë sa më të përgatitur për dy sfidat e fundit. Ndeshjet europiane janë të veçanta, nuk ndodhin çdo ditë dhe ne paralel duke i shijuar, vazhdojmë të luftojmë për të marrë rezultatet sa më pozitive. Nuk është e lehtë, por definitivisht është e mundur dhe ne do të kërkojmë ta bëjmë këtë”, thotë portieri Baboucarr Gaye, një prej pikave më të forta të Shkëndijës në këtë gjysmë viti.

“Nëse kujtoni intervistën time të parë pas firmosjes këtu, e kam thënë se e dij ku vij dhe se besoj të kemi sezon të suksesshëm. Tani mund të them se jam shumë i kënaqur si kanë shkuar gjërat. Natyrisht se gjithmonë mundet më mirë, por nëse analizohet mirë situata del se kemi bërë diçka të veçantë”, thotë Gaye, duke shtuar. 

“Ky përfundimisht është vit historik për Shkëndijën.

Skuadra ktheu titullin kampion në Tetovë, ndërsa kishim paraqitje të shkëlqyeshme në eliminatoret e Champions League përmes së cilave siguruam Conference Leaguen dhe vetëm fati na la jashta Europa Leagues.

Vetëm kujtoni atë rast të Tambës në minutat e fundit kundër Ludogoretsit në Bullgari! Do ishte tjetër hisotri. Por edhe kjo është super arritje dhe ne nuk kemi dëshpëruar me paraqitjet tona”. 

Ndeshjet me Rayo Vallecanon, Shelbourne, Jagiellonia dhe Dritën sollën një Shkëndijë shumë kompetitive në Europë, që fatkeqësisht kemi marrë vetëm 4 pikë.

Para kemi Slovan Bratislavën dhe AEK Larnakan, për të provuar më shumë.

Ndërkohë që lëmë pas gjysmësezonin vjeshtor në skenën vendore në vendin e tretë në renditje, 6 pikë larg kreut dhe jemi të kualifikuar në çerekfinale të Kupës.

“Shkëndija gjithmonë synon kreun dhe vendi i tretë nuk është ai që duam. Por, gjysmësezoni pranveror është para nesh për të kompensuar atë që kemi lëshuar.

Nuk dua aspak të tingëllojë si alibi, por kemi luajtur në tre fronte, shumë udhëtime, ndeshje dhe lodhja është aty.

Kemi luajtur ndeshje pa lojtarët e grumbulluar me kombëtaret, apo edhe kemi luajtur kur tjerët kanë pushuar.

Gjithë kjo na ka kushtuar, por besoj se do të jemi të aftë ta kompensojmë.

Tani duhet të mbajmë fokusin te dy ndeshjet e mbetura, para se të shkojmë në pushim. Të enjten luajmë në Shkup, ftoj sa më shumë spektatorë të vinë për të na mbështetur dhe të provojmë të bëjmë më të mirën”, përfundoi portieri reprezentues i Gambias, Baboucarr Gaye.



Lexoni të gjitha në Bota Sot