AZ Alkmaar do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.
Skuadra e futbollit Drita do të përballet me holandezët e AZ Alkmaar, në takimin e xhiros së pestë të Conference League.
Kampioni i Kosovës kërkon fitore që do të sigurojë kalimin më tej në këtë garë të respektuar.
“Ngazëllimi po rritet ndërsa FC Drita përgatitet të përballet me AZ Alkmaar në UEFA Conference League”, thuhet nga FC Drita.
Ndeshja luhet (18.45) të enjten e 11 dhjetorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Drita zë vendin e tetë me 8 pikë e Az Aklmaar të 20-tin me 6 sosh.