Reprezentuesi i Sllovakisë, portieri Martin Dubravka, beson e shpreson të arrijnë rezultate sa më të mira me ekipin e Burnleyt.
Portieri i ekipit kombëtar sllovak e pranoi në një intervistë për “TASR” (megjithëse që nga vera luan për ekipin e FC Burnleyt), se ende e ka në zemër ish-klubin e tij Neëcastle United.
Dubravka do të luftojë me ekipin kombëtar në fund të marsit (26 mars) për një vend në Kampionatin Botëror kundër Kosovës.
Kjo ndeshje është e gjysmëfinales së play-off-it dhe fituesi i kësaj sfide ndeshet në finale me fituesin Turqi - Rumani.
"Mendoj se Kosova ka cilësinë e saj. Rezultatet e saj në kualifikime flasin vetë.
Sidoqoftë, ne kemi objektivat më të mëdha dhe duam të avancojmë në kampionat", tha Dubravka.