Gabriel Jesus futet në listën e Arsenalit

- Bota Sot

Gabriel Jesus futet në listën e Arsenalit

Gabriel Jesus rikthehet në dispozicion për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kjo pasi që i riu Max Dowman ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshje për grupmoshat U-21, ku do të mungojë deri në shkurt.

Rikthimi i Jesus padyshim do të jetë një ndihmesë shtesë për “Topçinjtë”, pas lëndimeve të shumta që ka kjo skuadër.

Po ashtu edhe Jesus ishte jashtë fushave që nga sezoni i kaluar, ku u lëndua gjatë ndeshjes së “FA Cup” kundër Manchester Unitedit në janar të këtij viti.

Arsenali kujtojmë se do të përballet ndaj Club Brugges, nesër në orën 21:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot