Pas fitores me përmbysje në Torino duke u barazuar me pikë me Napolin në krye të tabelës, Arrigo Sacchi nuk ka më dyshime: Milani është një pretendent serioz për titull.
Duke shkruar në Gazzetta dello Sport, ish-trajneri analizon garën trepalëshe (me Interin një pikë prapa) dhe identifikon asin e vërtetë për ekipin e Massimiliano Allegrit: mungesën e angazhimeve shtesë.
Të qenit jashtë garave evropiane dhe Kupës së Italisë, për Sacchi-n, “nuk është një detaj, por një plus, kuqezinjtë mund të mbërrijnë më të freskët në pranverë, kur gjithçka të vendoset”.
Sacchi më në fund vlerëson “vazhdimësinë e sapogjetur” dhe punën e trajnerit toskan: “Allegri ka meritën që ka ndërtuar një projekt vetëm në pak muaj. Tani lojtarët dinë si të vuajnë dhe të lëvizin si një njësi”.