Antalyaspor shpreh interesim për sulmuesin e Prishtinës

- Bota Sot

Antalyaspor shpreh interesim për sulmuesin e Prishtinës

Futbollisti Mario Ilievski po kalon një sezon fantastik me fanellën e Prishtinës dhe forma e tij e lartë nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet jashtë Kosovës.

Sulmuesi maqedonas, i cili këtë vjeshtë ka shënuar gjashtë gola, është shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit, duke e mbajtur Prishtinën në krye të tabelës dhe në garë të fortë për titullin.

Sipas raportimeve, interesimi më serioz për Ilievskin vjen nga Turqia.

Njëri nga ndihmësit e trajnerit të Antalyasporit, Erol Bulut, ka ndjekur nga afër ndeshjen e Prishtinës kundër Malishevës, duke e vlerësuar personalisht paraqitjen e sulmuesit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot