Eintracht Frankfurti goditet rëndë

- Bota Sot

Eintracht Frankfurti goditet rëndë

Eintracht Frankfurt ka marrë një lajm shumë të keq në prag të fazës më të ngjeshur të sezonit. Michy Batshuayi është dëmtuar rëndë në ndeshjen e fundjavës kundër Leipzig-ut, duke pësuar një frakturë të metatarsit.

Sulmuesi belg, 32 vjeç, është detyruar të braktisë fushën pas një goditjeje të fortë dhe menjëherë iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Klubi gjerman konfirmoi se Batshuayi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë, operacion i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Megjithatë, koha e rikuperimit mbetet e pacaktuar dhe ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë, duke lënë një boshllëk të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës.

Në këtë fillim sezoni, Batshuayi kishte zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe kishte shënuar një gol, duke qenë një alternativë e vlefshme për trajnerin.

Largimi i tij përkohësisht nga ekipi përbën një goditje të madhe për Frankfurtin, i cili tashmë duhet të gjejë zgjidhje të tjera në sulm ndërkohë që pritet rikuperimi i belgut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot