Inter – Liverpool, formacionet zyrtare

- Bota Sot

Inter – Liverpool, formacionet zyrtare

Interi pret Liverpool-in në “San Siro” në orën 21:00 për javën e gjashtë të Fazës së Kampionatit në Champions League, me të dyja skuadrat që zbresin në fushë me disa zgjedhje befasuese.

Tek zikaltrit, surpriza më e madhe është aktivizimi i Manuel Akanji-t nga minuta e parë.

Mbrojtësi zviceran jo vetëm që është rikuperuar për ndeshjen, por merr direkt një vend titullari në qendër të prapavijës përkrah Acerbit dhe Bastonit. Në krahun e djathtë fiton balotazhin braziliani Luis Henrique, i cili shpërblehet për paraqitjen e mirë ndaj Como-s, ku dha edhe një asist.

Mkhitaryan rikthehet në mesfushë, ndërsa në sulm qëndron e pandryshuar dyshja ‘ThuLa’ - Thuram dhe Lautaro Martínez – të dy rikthyer te goli fundjavën e kaluar në Serie A.

Edhe te Liverpooli ka zgjedhje të rëndësishme nga Arne Slot.

Me mungesat e konfirmuara të emrave si Salah e Chiesa, trajneri holandez vendos të surprizojë duke aktivizuar Jones në krah të sulmit, duke lënë jashtë Florian Wirtz, i cili pritej titullar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot