Klubi i futbollit Prishtina jep lajmin e hidhur,
Vdes zyrtari i saj në moshë të re, Dren Ferataj.
”Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Dren Ferataj, anëtar i çmuar i stafit tonë dhe IT i klubit.
Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin.
Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.
Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij.
Varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. Le të prehet në paqe”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.