Marseille ka fituar (3:2) në Belgjikë, ndaj kampionit të këtij shteti, Union SG, mirëpo është shpëtuar nga pozita jashtëloje.
Kjo pasi dy herë goli i barazimit për 3-3 u anulua shkaku i “offside”.
Në fund, Marseille shënoi fitore prej 3-2, me Mason Greenëood që shkëlqeu me dy gola.
Golin e parë të ndeshjes e shënuan vendasit, me anë të Khalaili, në minutën e pestë, por dhjetë minuta më vonë Igor Paixaio barazoi për 1-1.
Greenëood shënoi për 2-1 dhe 3-1, teksa Khalaili ngushtoi epërsinë.
Kevin MacAllister shënoi dy herë për 3-3, mirëpo golat iu anuluan shkaku i pozitës jashtë lojë.
Marseille ka nëntë pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Union SG ka vetëm gjashtë pikë.