Legjenda kroate, Robert Prosineçki ka befasuar me rrugëtimin e tij të ri.
Kjo pasi që kroati, ka marrë detyrën si selektor i Kombëtares së Kirgizstanit, në një marrëveshje njëvjeçare.
Për të është kombëtarja e katërt që menaxhon pasi që ishte më parë trajneri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Azerbajxhanit dhe së fundi te Mali i Zi.
Mbetet të shihet se a do t i ndihmojë kombit aziatik eksperienca e tij, pasi që kjo kombëtare nuk njihet për futboll cilësor dhe se në renditjen e FIFA-së është e 104-ta.