Akanji shpërthen

- Bota Sot

Akanji shpërthen

Mbrojtësi i Interit, Manuel Akanji, ka komentuar humbjen 1:0 ndaj Liverpoolit, në një prononcim për “Paramount”, duke u ndalur sidomos te penalltia vendimtare e akorduar në minutat e fundit.

Duke folur për episodin që solli golin e vetëm të ndeshjes, ish-lojtari i Manchester Cityt u shpreh:

“Është një nga penalltitë më të lehta që kam parë ndonjëherë.

Bastoni e tërheq fanellën, por e bën vërtet shumë lehtë. Kur e sheh aksionin me ngadalësim, çdo gjë duket më keq sesa është në të vërtetë.

Megjithatë, duhet të jemi të sinqertë me veten: nuk do të duhej t’i jepnim arbitrit mundësinë të akordonte një penallti të tillë në fund.”

Komenti i Akanjit vjen në një moment tensioni për Interin, që humbi një ndeshje të rëndësishme në shtëpi, teksa diskutimet për vendimin arbitral vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Mbrojtësi zviceran theksoi se pavarësisht vendimit, skuadra duhet të kishte menaxhuar më mirë situatat vendimtare për të shmangur një epilog të tillë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot