Paraqitja e tij ishte sërish e pa njollë. Liga e Kampionëve ka gjetur një hero të ri, një gjerman i cili duket sikur ka lindur në vendin e Mesit apo Maradonës.
Lenard Karl theu rekordin e Kilian Mbapesë si më I riu futbollist që shënon në tri ndeshje radhazi në Champions.
Adoleshenti I Bajernit realizoi në fitoren 3-1 në Mynih ndaj Sportingut, në moshën 17 vjeç e 290 ditë.
Mbape ia kishte dalë 18 vjeç e 113 ditë.
Nuk po flasim për Mesin apo Ronaldon, që e kanë bërë këtë gjë kur ishin përkatësisht 21 e 22 vjeç.
Karl është zbulimi I madh I sezonit dhe jo vetëm për gjigandët bavarezë.
Ai ka tre rrjeta në 4 ndeshje aktivizimi në Europë, e dy gola në 11 ndeshje në Bundesligë, ndërsa gjithsej është aktivizuar 20 herë këtë stinor.
Shoku I tij tek Bajerni, Xhoshua Kimih ka deklaruar se një lojtar i tillë i përket padyshim kombëtares gjermane, një ftesë kjo për trajnerin e “teutonëve” Julian Nagelsman, që ende nuk e ka thirrur në përfaqësuese.
Gjermania duket se ka gjetur një tjetër yll me klas të lartë si dikur Tomas Hesler apo i pafati Sebastian Dajsler.