Te Vllaznia nuk kanë fund problemet

- Bota Sot

Te Vllaznia nuk kanë fund problemet

Një tjetër përballje  e javës së 16-të të Superiores do të jetë sfida mes Vllaznisë dhe Bylis, sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 16:30.

Shkodranët aktualisht nuk po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionat dhe humbja me Elbasanin duket se ka shtuar akoma më shumë “hallet” te shkodranët.

Në fakt duket sikur “problemet” tashmë nuk kanë fund para përballjes me ballshiotët. Kjo pasi ekipi ka dalë i “sakatuar” nga përballja me Elbasanin. Dhe futbollisti që e pësoi më keq ishte Elmando Gjini.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq dhe në këtë mënyrë do të jetë i munguari i madh për Edi Martinin.

Timonieri i shkodranëve do të mendojë tashmë për zëvendësimin e tij dhe për “riformatimin” e formacionit për duelin me ballshiotët, ku padiksutim kryesorë dhe parësorë është vetëm triumfi dhe rikthimi te fitorja në kampionat për të mos lejuar që rivalët të shkëputen akoma më shumë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot