Partizani ka ecurinë më të mirë 5 javët e fundit, mesazh skuadrave të “Final 4”

- Bota Sot

Partizani ka ecurinë më të mirë 5 javët e fundit, mesazh skuadrave të “Final 4”

Partizani dhe Elbasani janë dy skuadrat që nuk kanë pësuar asnjë humbje në 5 javët e fundit të kampionatit. Në raport me elbasanasit kryesues, që kanë 2 fitore për këtë periudhë, të kuqtë kanë 3 fitore, duke pasur kështu ecurinë më të mirë.

Partizani i drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja, ka mundur Teutën në transfertë (2-3), Bylisin 1-0 dhe Tiranën së fundi në derbi (0-2), ndërkohë që ka barazuar me Vllazninë (1-1) dhe Elbasanin (0-0).

Falë kësaj ecurie mjaft pozitive, Partizani është afruar ndjeshëm me 4-shen e parë. Kryeqytetasit kanë 20 pikë, 5 pikë prapa Vllaznisë, që mban vendin e 4-t aktualisht. Jo vetëm shkodranët, por edhe tri skuadrat e tjera të kreut, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City, janë të paralajmëruara. Të kuqtë nuk janë më ajo skuadra apatike që do të luftonte për mbijetesë.

Partizani, me atë që ka treguar këto javë të fundit, ka shanse reale për më shumë se vendi i 6-të që mban pas këtyre 15 javëve kampionat.

Sfida e radhës është me Flamurtarin në “Arena e Demave”, një tjetër mundësi e mirë për të zgjatur serinë e rezultateve pozitive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot