Dy brazilianë kandidatë për portën e Milanit

- Bota Sot

Dy brazilianë kandidatë për portën e Milanit

Portierit të Liverpool i skadon kontrata në 2027-ën dhe Tare po e vlerëson si opsion, në rast se nuk do të firmoshet rinovimi me Maignan.

Milani ka një rebus për të zgjidhur për sezonin e ri, atë të portës dhe të ardhmes së Mike Maignan.

Francezi është nën kontratë me kuqezinjtë deri në qershor 2026 dhe për momentin rinovimi duket vërtet i komplikuar. Me bisedime të bllokuara, Igli Tare po sheh profile portierësh që mund të zëvendësojnë Maignan.

Sipas “Sky Sport”, së fundi ka dalë në skenë emri i Alisson, portierit të Liverpool.

Zërat e fundit flasin madje për kontakte me njerëzit e afërt të brazilianit. Liverpool duhet të fiksojë së pari çmimin e 33-vjeçarit, që do të shitej për një shifër të arsyeshme.

Pastaj është edhe çështja e pagës së portierit brazilian, i cili në Angli përfiton më shumë se 8 milionë euro në vit. Kjo shifër është jashtë buxhetit të Milanit, por deri në verë gjithçka mund të ndodhë.

Po sipas “Sky Sport”, në bllokun e Tares është edhe emri i një tjetër portieri brazilian, Hugo Souza. Për “gardianin” e vitlindjes 1999, Corinthians kërkon 12 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot