Mesfushori francez, Paul Pogba, ka ndërmarrë një vendim të madh për karrierën e tij.
Pogba, ndonëse ende po luan në futboll ai po mendon për karrierën jashtë saj, ku tashmë është bërë pronar i një skuadre në Arabinë Saudite.
Bëhet fjalë për Al-Habob, skuadra e parë profesionale për garat me deve, me njoftimin që e bëri publik vetë francezi, në një postim të tijin në Instagram.
Pogba, së fundi ka bërë rikthimin e tij në futboll pas ndalesës së tij me doping, ku tash luan për Monakon dhe bëri 3 paraqitje në “Ligue 1”.